Telegrafi

Glamuri ngjitur për trupi

Pas pirsingut të popullarizuar, varianti i tatuazhit të përkohshëm, gjithsesi do të bëjë që këto ditë vere lëkura juaj, të duket glamuroze. Në qoftë se keni para të mjaftueshme, duhet të merrni një vendim të mençur se cila pjesë e trupit meriton që të jetë më shumë e stolisur.

Secila nga këto tatuazhe mund të bartet në cilëndo pjesë të trupit, madje edhe në pëlhurë, me kusht që sipërfaqja e pëlhurës të jetë e pastër; pa shtresa kozmetike dhe grimi.

Njëherë kur ilustrimi vendoset në lëkurë (vetëngritëse) mund të bartet edhe tri herë, ndërsa më vonë mund të ngjitet me një pjesë të vogël ngjitësi, i cili shërben për vendosjen e qerpikëve artificialë. /Telegrafi/