Telegrafi

‘Glam Radio’ rikthen në Prishtinë Vesa Lumën

“The city’s voice” (Zëri i qytetit) është një nga thirrjet më të shpeshta që dëgjohet në radio frekuencat 88.6FM. Glam Radio, që nisi me transmetime të programeve foljore nga fund-marsi i këtij viti, i ka dhënë kryeqytetit një ritëm të forte disponimi dhe argëtimi.

E strukturuar për të përcjell lajme të bardha, muzikë të kohës dhe zëra të rinj me dashuri për radion, e bëri këtë radiostacion që të tejkalojë ‘rezervat’ e shumë njerëzve se në Kosovë nuk mund të bëhen radio të reja, për shkak të dëgjueshmërisë së vogël nga audienca.

Për më shumë se gjashtë muaj, Glam Radio ka arritur që të ketë vëmendjen e audiencës së gjërë në vend, duke përcjellë transmetimet e gjashtë programeve foljore dhe mbi 20 rubrikave ekskluzive, për çdo ditë.

Glam Radio për momentin është radio më e dëgjuar nga shqiptarët që jetojnë në diasporë. Shumë platforma online kanë vënë dëgjueshmërinë e Glam-it në maje të listave për nga klikimet, përderisa aplikacioni i GLAM-it në telefonat e mençur përmes sistemeve operative iOS dhe Android, numëron mijra shkarkime.

E konceptuar si radio që i dedikohet njerëzve që nuk duan të dëgjojnë për politikën, kronikat e zeza dhe të tjera lajme që mediat transmetojnë, GLAM ka tejkaluar pritshmëritë. Glam Radio sot ka 15 të rinj të cilët çdo ditë prodhojnë emisione dhe transmetojnë programe muzikore.

Së fundi, ekipit të GLAM-it i është shtuar edhe hit këngëtarja shqiptare, Vesa Luma. “Glam Gold” është programi që prezantohet nga Vesa Luma, çdo të hënë dhe të premte në mesditë, në përcjellje të këngëve hit të para viteve 2010, me mysafirë në studio, dhe listë të selektuar të atyre që e bënë muzikën për vite në Prishtinë, dhe jo vetëm.

Ndërkohë, në Glam, për çdo mëngjes është në prezantim edhe këngëtarja e re Vesa Smolica, e cila me pozitivitetin e saj prezanton mëngjesin për çdo ditë nga ora 07:00-10:00.

Së shpejti në Glam Radio do të nisin transmetimet e programeve speciale edhe dy emra të njohur të industrisë së muzikës. Sardi DJ nga Tirana, nis nga muaji nëntor emisionet e tij ekskluzive. Edhe Mirko Paoloni, producent i njohur nga Italia i stilit “Groove”, do të ketë emisionin e tij special në Glam Radio.

Dhe përveç këtyre emrave, fundi i nëntorit do të prezantoj në Glam edhe emra të tjerë të njohur të muzikës dhe radio gazetarisë në vend. Glam Radio po bëhet me të vërtetë zgjedhja numër një në Kosovë.