Telegrafi

GLAM Radio, një vit “OnAir”

Me rastin e një vjetorit të nismës së punës së radios më të re në Kosovë, “Glam Radio”, menaxhmentii radios dje përmblodhi të gjitha sfidat, vështirësitë dhe të arriturat e saj, në një vit pune.

E konceptuar si një radio që në fillimet e saj të mbledh rreth vetes njerëz të rinj, pa përvojë, por me dëshirën për të sjell në tregun medial risi në moderim dhe emisione radiofonike, sot në këtë radio, pos emrave të rinj i janë bashkangjitur edhe emra të njohur të muzikës dhe jo vetëm.

Në njëvjetorin e punës së Glam-it, menaxhmentii Radios, sqaron se “Radio u ngrit falë njerëzve që e duan punën pa hile, falë teknologjisë më të re të vitit të fundit, e  mbi të gjitha për tu dhuruar dëgjuesve të saj muzikë moderne dhe emisione ndryshe për dëgjuesit që duan risitë”.

Festa e njëvjetorit të radios, është bëre dje më e fuqishme, falë urimeve të shumta të bashkëpunëtorëve dhe miqve të saj, të cilët kësisoj, ofruan përkrahjen pa hezitim në ecurinë e punës së përditshme të radios.

Krahas risive dhe konceptit të ideve në programet e mëtejme, gjithnjë falë teknologjisë më të re, menaxhmentii Glam Radio-s, shpalosi planet e saj afat shkurta. Së shpejti nis platforma e re e konceptuar si ‘radio online’ me transmetim të kamerave. E gjithë kjo, në të mirë të ndjekësve të saj besnik e të moderuar, që duan risitë në media.

Përndryshe, mes miqsh dhe bashkëpunëtorëve, “Glam Radio” festoi mbrëmë në Duplex Premium, përvjetorin e parë të punës së saj, me zotimin për profesionalizëm dhe shtrirje më të gjerë të punës së radios në vend.

Mbrëmja e kaluar mblodhi qindra të rinjë në diskotekën më moderne në vend, për argëtimin e të cilëve u përkujdesën edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Faleminderit gjithë secilit që gëzuan me GLAM-in mbrëmë.

Glam Team
@GLAMRADIO 88.6FM