Site icon Telegrafi

Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

Foto: Ilustrim

Faton Fetahu, këshilltar politik i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, do të fillojë të hënën, më 16 janar.

Ai tha për Telegrafin se javën e kaluar ministria kishte marrë vendim që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkollat e Kosovës për arsye të motit të ligë që mbretëronte dhe virusit të gripit.

“Ne kemi marrë një njoftim nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), në përhapjen e një lloji të gripit dhe kështu patëm marrë vendim për ta shtyrë procesin mësimor, në mënyrë që të shmanget kontakti i fëmijëve me ambientin”, ka theksuar Fetahu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nga informatat që i kanë ata të gjitha drejtoritë e arsimit nëpër komuna, i kanë filluar përgatitjet.

“Disa komuna kanë pasur problem edhe me furnizim me rrymë, por që po shihet që gjendja është stabile në të gjitha drejtimet”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Exit mobile version