Site icon Telegrafi

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Napoli-Inter pritet të shtyhet

Inter-Napoli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka pohuar se ndeshja kundër Napolit në gjysmëfinalen e Coppa Italia mund të shtyhet.

Juventus-Milan u shty dje në vazhdën e problemeve që kanë kapluar Italinë shkaku i përhapjes së Coronavirusit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, tani mund të jetë rasti që të shtyhet edhe ndeshja Napoli-Inter e paraparë të zhvillohet nesër (e enjte) në San Paolo.

Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet brenda orëve të ardhshme, por Calciomercato shkruan se burime pranë qeverisë italiane e kanë konfirmuar tashmë lajmin.

Drejtori i Përgjithshëm i Nerazzurrëve, Marotta mbërriti në Romë dhe është në pritje të konfirmimit.

“Ende nuk dimë asgjë, do t’i përshtatemi asaj që vendosin”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version