Sonte (e martë) zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Ligën e Parë të Meshkujve.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet New Basket dhe Istogut, ku istogasit fituan përballjen e parë 116:72, kurse sfida e dytë është ndërmjet Bora-s dhe Vushtrrisë.
Vushtrriasit kishin fituar sfidën e parë 86-78. Skuadrat që arrijnë dy fitore kualifikohen në finale.
Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në ‘play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.