Site icon Telegrafi

Gjysmëfinale të nxehta në Kupën e Kosovës

Peja, Sigal Prishtina, Sigkos Bashkimi dhe Trepça do të jenë këtë javë në akcion për të fituar Kupën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina është një favorit i lehtë në këtë përballje por do t’i mungojë plejmejkeri Alvin Snow i cili u lëndua javë më parë. Në anën tjetër, Trepça, e cila befasisht humbi Play-Offin dhe rastin për ta mbrojtur titullin, do të kërkojë me çdo kusht të fitojë së paku Kupën e Kosovës si satisfakcion për stinor.

Ndërsa, të premten do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Sigkos Bashkimit dhe Pejës. Peja kërkon t’i revanshohet Sigkos Bashkimit për humbjen në gjysmëfinalen e stinorit të kaluar, kur prizrenasit kishin befasuar pejanët në Karagaç.

Teksa, Sigkos Bashkimi, si organizatore e Kupës së Kosovës do të ketë përkrahje të madhe nga publiku. Ekipi i portokalltë nga Prizreni është ekipi më i uritur nga katërshja për ndonjë trofe dhe Kupa shihet si ideale, për të fituar diçka.

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës:

E enjte, me 25 prill, në Sezai Surroi:
Sigal Prishtina – Trepça 20:15

E premte, me 26 prill, në Sezai Surroi:
Sigkos Bashkimi – Peja 20:15

/Telegrafi/ 

Exit mobile version