Daniel Rozak e ka dënuar të përgjumurin Clifton Williams me gjashtë muaj burg dhe atë për shkak të hapjes më gojë në procesin i cili është mbajtur kundër kushëririt të tij Williams.
Në fakt, derisa gjykatësi po shqiptonte dënimin prej dy vitesh burg me kusht për kushëririn e Williamsit për shkak të shpërndarjes së drogës, ky ka hapur me gojë me të madhe që e ka hidhëruar shumë atë.
Kushëriri ka dalë i lirë nga gjykata në Chicago, derisa Williams do të kalojë së paku tri javë prapa grilave.
Sipas mediave amerikane, gjykatësi ka deklaruar se hapja me gojë ka qenë e zhurmshme dhe ka qenë tentim i qëllimshëm për prishjen e rregullit të gjykatës. Derisa, gazeta Chicago Tribune shkruan se bëhet fjalë për një gjykatës i cili shumë më shpesh i burgos njerëzit krahasuar me gjykatësit tjerë. Supozohet se ai është përgjegjës për një të tretat e të gjitha burgosjeve gjatë dhjetë viteve të fundit të cilat i kanë shqiptuar 30 gjykatës nga 12 gjykata të qarkut. Kryesisht bëhet fjalë për njerëz të cilëve në gjykatë u ka cingëruar telefoni celulari apo kanë sharë për shkak të vendimeve të tij.