Telegrafi

Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni dollarë – kësi ofertë vështirë se keni dëgjuar

Një listë e pasurive të paluajtshme në Kaliforni po tërheq shumë vëmendje për shkak të një oferte të pazakontë – “Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni”.

Shtëpia në Monrovia u godit nga një pishë e rënë në muajin maj, duke lënë vetëm gjysmën e shtëpisë në këmbë.

Shtëpia tani po shitet për 499,999 dollarë, shkruan upi.com.

Agjenti i shitjes së patundshmërive, Kevin Wheeler tha me shaka për The Los Angeles Times se ishte një “plan me koncept të hapur”.

Wheeler tha se i është kushtuar shumë vëmendje listimit në internet.

“Është gjysmë shtëpie për gjysmë milioni”, tha ai për USA Today. “Kjo është ajo për të cilën të gjithë po reagojnë”.

Wheeler tha se banorët nuk u lënduan nga shembja, por ata vendosën se shtëpia nuk ia vlente të riparohej.

Wheeler tha se skenari më i mundshëm është se pronarët e rinj do të shembin të gjithë, përveç një muri të vetëm dhe do të ndërtojnë një shtëpi të re. /Telegrafi/