Telegrafi

Gjysmë milioni refugjatë si pasojë e trazirave në Keni

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara nga trazirat e dhunshme pas zgjedhjeve të diskutueshme janë prekur rreth gjysmë milioni njerëz.

Rreth 400 mijë kenianë janë arratisur për në Ugandën fqinje, tha një zëdhënëse e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon. Andaj Ban ka kërkuar nga presidenti kenian Mvai Kibaki dhe lideri i opozitës Raila Odinga që t’i japin fund trazirave në vend. /dw/