Site icon Telegrafi

Gjysmë milioni dollarë për botimin e parë të himnit amerikan

Partitura e këngës së vitit 1814 të autorit Francis Scott Key, është i shtypur në dy faqe, ndërsa shtëpia e ankandeve e përshkroi si ikonë e vërtetë të historisë amerikane.

Fjala është për njërën prej 11 kopjeve të shtypura në botimin e parë të cilat gjenden në pronësi private, derisa kopjet tjera ruhen nëpër institucione ose biblioteka të universiteteve.

Kënga për herë të parë u publikua në Baltimore, ndërsa është inspiruar nga sulmi i flotës britanike në Fort Mchenry, flamuri i së cilës valoi gjatë tërë bombardimit. Kjo këngë u bë himn zyrtar në vitin 1931. /Telegrafi/

Exit mobile version