Ministria e Financave ka siguruar gjysmë milionë euro për shpërblimet për skanimin e llogarive fiskale në kuadër të aksioni “TVSH-ja Ime”.
Janë paraparë 10 shpërblime në ditë, 15 shpërblime në nivel mujor dhe dy shpërblime kryesore. Shpërblime në nivel ditorë janë paraparë 1.000, 2.000 dhe 3.000 denarë.
Ministrja e Financave, Nina Angelovska për përpunimin e strategjisë së marketingut për lojën shpërblyese theksoi se në vend të tenderit, në bashkëpunim me Fondin për Inovacione do të organizojë ndeshje FINHAKATON2.
Drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski theksoi se kjo është hera e dytë e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave pas dy aplikimeve për përgatitje dhe realizimin e buxhetit./Telegrafi/