Rreth 500.000 tifozë të Liverpoolit i kanë vërshuar rrugët e qytetit për të festuar suksesin e klubit anglez në Ligën e Kampionëve – raportojnë The Mirror, Metro dhe mediat tjera britanike.
Redsat e mposhtën Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve (2-0), në ndeshjen e zhvilluar në Wanda Metropolitano në Madrid, ndërsa të dielën heronjtë janë kthyer në shtëpi.
Dhe siç ndodh rëndom, ata kanë dalë për ta bërë paradën e fitores, e cila kishte filluar që në Madrid, ku ka pasur dhjetëra mijëra fansa të Liverpoolit.
INCREDIBLE!! 🙌#SixTimes pic.twitter.com/ev7DnwwT8F
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019
BEAUTIFUL!! ❤️ #SixTimes pic.twitter.com/UJUXoz9Y3W
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019
Ndërsa pas arritjes në qytetin e Liverpulit, lojtarët dhe stafi janë nisur rrugëtimin nëpër qytet me mbishkrimin ‘Kampionë të Evropës’.
Ndërsa për të festuar me ta kanë dalë në rrugë gjysmë milioni njerëz duke bërë që kjo festë të jetë madhështore. /Telegrafi/
The perfect ending to an unforgettable weekend ❤️#WeAreLiverpool pic.twitter.com/TNmQR662Ja
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019