Të reshurat e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar probleme në komunikacion në Maqedoni, duke shkaktuar disa bllokada rrugësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas vështirësive në Bukovë, rrugën për në Qafëthanë dhe në Presekë, vështirësi sidomos për automjetet e rënda ka edhe në rrugën Manastir-Resnjë, në Gjavatë.
Deri në ora 16:00, të reshurat e borës në Mavrovë arritën në 55 cm, në Pozharan ka patur 37 cm borë, Llazaropole ka patur 25 cm borë, Tetovë 8 cm borë, dhe Berovë 5 cm borë.
Të reshurat e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe natën. Enti Hidro-Metorologjik ka paralajmëruar rritje të prurjeve të ujit në lumenjtë në perëndim dhe jugperëndim të vendit./Telegrafi/