Site icon Telegrafi

Gjysmë-maratona e Prishtinës, triumfojnë kenianët

Keniani Julious Skiprono Lagat ka dalë fitues i gjysmëmaratonës me kohë 1 orë, 4 minuta e 14 sekonda.

Prapa tij është radhitur bashkëkombasi i tij Hendre Kim Boi, kurse podiumin e kompletoi garuesi nga Ukraina, Roman Romanenko.

Organizatorët e gjysmëmaratonës i përgëzoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi. Ishte pikërisht ai që i ndau edhe medaljet.  

“Për pak minuta në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për fituesit e gjysmë-maratonës së Prishtinës. Urime organizatorëve dhe fituesve”, u shpreh Memli në Twitter. /Telegrafi/ 

Exit mobile version