Telegrafi

Gjysma e tetorit i sjell më shumë energji Kosovës

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Remzi Shahini, i cili ka shtuar se, gjatë periudhës së dimrit, do të ketë sërish furnizim të reduktuar të konsumatorëve me orarin optimal, 5:1 në favor të dritës.

Megjithatë, ky nivel i furnizimit me energji elektrike të vendit, sipas Shahinit, do ta varet edhe nga pagesa e borxheve të konsumatorëve të KEK-ut, si dhe nga furnizimi i nevojshëm me thëngjill për termocentralet.