Telegrafi

Gjysma e telefonave, tërë ditën në Facebook

Natyrisht, kur dihet numri prej 900 milionë anëtarëve të cilët janë aktiv në rrjetin më të madh social, kryesisht të lidhur përmes telefonave të mençur mobil. 

Gjatë një fjalimi në një konferencë, Dave Caputo, drejtor i kompanisë Waterloo, tha se “ne jemi duke e zbuluar se gjysma e telefonave të mençur mobil janë të lidhur me Facebook, çdo orë dhe çdo ditë, dhe kjo nuk është për tu befasuar kur dihet se shumica e faqeve në internet tashmë kanë së paku një llogo të rrjetit social të integruar në faqen e tyre. 

Megjithatë, pyetja shtrohet se sa shpesh përdoruesit e Facebook janë të çkyqur nga faqja, gjatë kohës sa ata përdorin telefonin e tyre mobil. 

Në fakt, nëse ju nuk vendosni ta mbani Facebook-un hapur në telefonin tuaj mobil, atëherë kjo domethënë se rrjeti social ju numëron juve dhe aktivitetin tuaj në faqe, dhe kjo gjë e rrit raportin e Facebook, përpos në rastet kur përdoruesi e mbyll aplikacionin. / Telegrafi /