Telegrafi

Gjysma e telefonave të mençur me Android

Android ishte duke u rritur me hapa të shpejtë që nga viti i kaluar, kur e pati tejkaluar platformën mobile të Nokia’s, Symbian, për tu bërë lider i tregut që prej asaj kohe kur kishte 32.9 për qind të tregut, thotë raporti i Canalys.

Përdorimi i telefonave të mençur mobil ka filluar të rritet ndjeshëm në tërë botën, duke e arritur një total prej 107.7 milionë njësi të shpërndara në tre-mujorin e dytë të vitit 2011, që paraqet një rritje prej 73 për qind brenda një viti të vetëm.

Android ishte platforma më e popullarizuar, pasi që telefonat që bazohen në këtë platformë kanë një trend rritje me 379 për qind, duke e rrumbullakësuar numrin e tyre me 51.9 milion njësi të shitura deri më tani.

Prodhuesit më të njohur të cilët kanë bërë që kjo platformë të popullarizohet deri në këtë masë janë kompanitë, si Samsung, HTC, Motorola, Sony Ericsson, LG, ZTE dhe Huawei. / Telegrafi /