Telegrafi

Gjysma e telefonave mobil “të mençur” në Android

Sipas të dhënave të cilat ka grumbulluar Market Intelligence & Consulting Institute (MIC), rritja e këtillë shtroi udhën që Android këtë vit të zë 50% të mbarë tregut botërorë të telefonave “të mençur” mobil. Pas Androidit në vendin e dytë do të duhej të ishte iOS i Apple me posedim prej 19%, dhe Windows Phone i Microsoftit nga i cili pritet të bëj për vete 13% të tregut.

Në mesin e prodhuesve të pajisjeve sipas të dhënave të MIC-it i pari është Samsung me 21.7% të tregut, ndërsa pasohet nga Apple me 18.7% të tregut. Posedimi i Nokias ka rënë në 15.6%, ndërsa posedimi i HTC-së është rritur në 10.9%. Në vendin e pestë është Research In Motion posedimi i të cilit ka rënë në 8.6%.

Në përgjithësi dërgesat e telefonave “të mençur” mobil gjatë këtij viti pritet të rriten në 614 milion copë, që është për 36% më shumë në krahasim me 452 milion copë të vitit të kaluar. Gjithashtu theksohet se momentalisht pronarët e telefonave “të mençur” mobil përbëjnë 14% të abonentëve në rrjetat mobile. Por kjo shifër këtë vitit pritet të ngritët në 17%, e deri më 2016 në 40%. /Telegrafi/