Site icon Telegrafi

Gjysma e të rriturve, nuk i lajnë dhëmbët para se të flenë

Ndërsa, gjërat negative nuk mbarojnë me kaq, transmeton Telegrafi.

Çdo i pesti i intervistuar, ka thënë se i lanë dhëmbët vetëm me ujë, pa përdorur pastën për pastrim, kurse 14 për qind, kanë thënë se i lajnë dhëmbët me gisht në vend të brushës.

Të dhënat nga studimi, tregojnë se vetëm 24 për qind, i pastrojnë dhëmbët me perin dental, kurse 44 për qind pranojnë se mund të mbajnë dhëmbët e tyre shumë më pastër.

Bazuar në këto të gjetura, nuk është çudi që 67 për qind e të anketuarve, kanë pranuar se kanë karies dhe dhëmbë të prishura.

Afërsisht një e treta e të anketuarve, kanë pranuar se kanë nga gjashtë dhëmbë të mbushur.

Megjithëse, 91 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë në dijeni, të problemeve që vinë nga mungesa e higjienës orale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version