Site icon Telegrafi

Gjysma e studentëve zviceranë u kthyen nga Kroacia të infektuar me COVID-19

Të diplomuarit e Shkollës Profesionale të Hotelit në Lozanë (EHL) u kthyen nga një festë në Kroaci, të infektuar me coronavirus.

Është një traditë që të diplomuarit e EHL-it të shkojnë në një udhëtim të përbashkët dhe këtë vit ata festuan fundin e arsimit të tyre duke qëndruar në shtetin kroat. Pas një jave në këtë vend, gjysma e të diplomuarve u kthyen të infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Infeksioni i parë u përcaktua vetëm pas kthimit të një grupi prej 80 të diplomuarish, sipas mediave zvicerane. Organizatorët e udhëtimit ishin të befasuar nga infeksioni, duke treguar se ata kishin marrë masa të veçanta paraprake.

“Ne ishim të izoluar në hotel. Të gjitha dhomat dhe një restorant privat ishin të rezervuar vetëm për ne,” raporton EHL-i.

Në bashkëpunim me autoritetet kompetente zvicerane, ai po përpiqet të përcaktojë se si erdhi infeksioni.

Ndryshe, Kroacia nuk është në listën e vendeve për të cilat zbatohet një paralajmërim udhëtimi. /Telegrafi/

Exit mobile version