Telegrafi

Gjysma e sllovenëve e ndjejnë krizën ekonomike

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1.000 të anketuar, tregon se një për qind e pjesëmarrësve në anketën tashmë i kanë humbur vendet e punës për shkak të recesionit, 22 për qind këtë e presin së shpejti, ndërsa 65 për qind konsiderojnë se vendi i tyre e punës është i sigurt.

Gjashtë për qind e të anketuarve presin që vendi i tyre i punës në të ardhmen të jetë edhe më i sigurt, dy për qind se ai edhe tani është i sigurt, përderisa katër për qind nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

Për shkak të recesionit u janë zvogëluar rrogat 22 për qind e të anketuarve, 17 për qind këtë e presin së shpejti, 48 për qind nuk presin ndryshime, përderisa shtatë për qind presin t`u rritet rroga.

Katër për qind e pjesëmarrësve në anketën pohojnë se rroga u është rritur, përderisa një për qind nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.