Hetimet e “Horizon 2020” që janë bërë në programin e BE-së në lidhje me atë se si banorët e Ballkanit Perëndimor e shohin qasjen në BE, tregojnë që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, janë të ndarë në mendime rreth kësaj çështje.
Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qyetarëve të Maqedonisë janë euroskeptikë, ndërsa më pas vijnë qytetarët e Bosnjës dhe Malit të Zi, edhe pse Podgorica është afër hyrjes në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajon qytetarët serb janë më euroskeptikët (60 për qind), duke vlerësuar se nga BE-ja përfitojnë vetëm ata që janë të pasur dhe të fuqishëm, si dhe hyrja në BE do të rrezikonte kulturën dhe identitetin e tyre.
Për dallim nga ata, një përqindje e madhe e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk mendojnë se BE-ja do të ndikojë keq tek kultura, identiteti apo ekonomia e tyre.
Predrag Cvetiçanin, sociolog dhe koordinator i aktiviteteve hetuese në kuadër të projektit “Tejkalimi i hendekut mes institucioneve formale dhe joformale në Ballkan”, deklaroi se ekzistojnë arsye për skepticizmin e një pjese të banorëve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me BE-në./Telegrafi/