Site icon Telegrafi

Gjysma e Prishtinës e uzurpuar

Janë edhe 180 banesa të uzurpuara në Prishtinë. Shumica e uzurpatorëve, sipas NPB-së, gjenden në objektin banesor 9/4, në lagjen “Dardania”. Aty sipas informatave zyrtare janë gjithsej 131 banesa të uzurpuara. Në kryeqytet kanë qenë edhe 51 ndërmarrje të AKP-së me uzurpatorë, ka uzurpime të tokave…

Kjo informatë është konfirmuar nga zyrtarë të Ndërmarrjes Pronësore Banesore (NPB) përmes një përgjigjeje me shkrim të adresuar nga Zyra për Informim e këtij institucioni.

“Numri i banesave të uzurpuara për të cilat është e informuar Ndërmarrja dhe mbi të cilat ajo ka kompetencë dhe përgjegjësi për të vepruar është rreth 180”, thuhet në një përgjigje të NPB-së përmes e-mailit.

Në këtë Ndërmarrje konfirmojnë së shumica e uzurpatorëve gjenden në objektin banesor 9/4, në lagjen “Dardania”, shkruan gazeta “Zëri”.

Aty sipas informatave zyrtare janë gjithsej 131 banesa të uzurpuara.

“Edhe objekti banesor E39, në lagjen ‘Bregu i Diellit II’, rr. “Xheladin Hana”, ka banesa të uzurpuara.

Janë gjithsej 40, si dhe disa raste të tjera ku kemi të bëjmë me nga një banesë në një bllok banesor”, thuhet në përgjigje. /Zeri/

Exit mobile version