Telegrafi

Gjysma e përdoruesve të rrjeteve sociale qasen nga telefonat mobil

Sipas statistikave, në raportin ‘State of Social Media Report’, 59 për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale në Azinë Paqësore ndërveprojnë me Twitter, Facebook dhe shërbimet tjera direkt nga telefoni i tyre mobil. 

Kjo është një shifër mjaft e lartë, jo vetëm për kalimin e pragut prej 50 për qind, por edhe për shkak se ajo është për 12 përqind më e lartë se mesatarja globale dhe i afrohet dyfishit të përqindjes evropiane dhe asaj të SHBA-së e cila sot është 33 për qind.

Raporti – i cili anketoi 28.000 konsumatorë online nga 56 vende të ndryshme të botës, ka gjetur se shkalla e pronësisë dhe e përdorimit më të lartë të telefonave të mençur në botë është në Azi (44 për qind), e cila është përpara Evropës (31 përqind) dhe Amerikën e Veriut (30 përqind). / Telegrafi /