Telegrafi

Gjysma e pagesave me kartë debiti tashmë bëhen pa kontakt fizikë

Pagesat pa kontakt fizik janë bërë aq të famshme për konsumatorët britanikë saqë tashmë përbëjnë gjysmën e të gjithë transaksioneve me kartë debiti për muajin korrik. Është hera e parë që arrihet niveli 50 për qind, sipas shifrave nga organi bankar tregtare i Financës në Britani të Madhe.

Kartat pa kontakt u lejojnë konsumatorëve që të paguajnë duke e vendosur kartën apo telefonat e tyre pranë makinerisë së shitësit pa qenë nevoja të fusinshtypin PIN-in, përcjell Telegrafi.

Teknologjia u adoptua relativisht ngadalë nga konsumatorët në vitet e para të saj, po përdorimi i gjerë në transportin publik i ka dhënë një shtysë domethënëse. Përdorimi i kartave pa kontakt, të cilat përfshijnë kartat të ngarkuara në telefonat, zhvlerësojnë pagesat me karta debiti që kërkojnë PIN si dhe transaksionet online.

Shqetësime janë ngritur mbi dëmet e mundshme për ata që nuk kanë një llogari bankare dhe nuk kanë një kartë, nëse zhvendosja nga një teknologjie të tillë vjen në kurriz të parasë cash.

Iona Bain, themeluesja e Young Money Blog, tha se, “nuk është ende e qartë se çfarë efektesh do të ketë në periudhën afatgjatë për konsumatorët. Duhet të mendojnë për klientët pa llogari bankare në Britani të Madhe. Ata varen shumë nga paratë cash. Rritja e teknologjisë pa kontakt rrezikon lënien pas të komuniteteve rurale më të varfëra”.

Normat e larta të interesit për kartat e kreditit dhe një qasje e sigurt nga konsumatorët do të thotë se rritja e jashtëzakonshme kredive me karta është ngadalësuar në muajt e fundit. /Telegrafi/