Telegrafi

Gjysma e Note 7 janë  zëvendësuar nga përdoruesit, këta të fundit sërish e zgjedhin pajisjen e njëjtë!

 

Samsung pretendon se rreth gjysma e pajisjeve të saj të re, përkatësisht fableti Galaxy Note 7 të cilat mund të eksplodonin janë ndërruar për telefona të ri, së paku në SHBA.

Poashtu, kompania koreane ka deklaruar se 90 për qind e atyre që kanë shkëmbyer pajisjet e tyre kanë vendosur të marrin një tjetër Note 7.

Samsung ka patur problem së fundmi pasi që disa prej pajisjeve të sapoprodhuara Note 7 kanë eksploduar për shkak të problemeve me bateritë.

Për më shumë, kompania ka pranuar disa akuza gjyqësore nga përdoruesit të cilët janë dëmtuar fizikisht nga eksplodimi i pajisjes së tyre Note 7.

Sipas the Verge, edhe nëse 100 për qind e pajisjeve do të zëvendësohen me pajisje të reja, problemi i fundit mund të lë një njollë të zezë në emrin e Samsung për një kohë të gjatë.