Një nënë kroate, djali i së cilës është në klasë të parë, në profilin e saj në Facebook është ankuar për detyrën që ia kanë caktuar fëmijës së saj.
“Sinqerisht, jam e hidhëruar. Do ta jap një pjesë të testit që fëmijët sot kanë punuar. Gjysma e klasës kanë marrë 1-sha. Kështu, dy nëna kanë thënë nëse vazhdohet kështu do ta bart fëmijën në shkollën ose klasën tjetër, se mësuesja jonë ka zgjedhur metodën e vështirë”, ka shkruar ajo duke e vënë fotografinë e testit, transmeton Telegrafi.
Testi merret me njohuritë e fëmijëve për ditët e javës, por në formë të enigmës. Prindërit kanë reaguar se kështu nuk fitohet dituria, po ka edhe disa që thonë se kështu nxiten të mendojnë.
Detyrat (që kuptimin e kanë në kroatisht), të përkthyera janë kështu:
1. Të shtatat sillen në rreth. Njëri tjetrin e ndjek. Dhe, prapë në fillim kthehen. Ato janë…?
2. Në cilën ditë të javës “rak” fshihet (“rak” pjesë emërtimit të ditëve në kroatisht). Gjeje pyetjen se vështirë nuk është?
3. Cilat dy ditë të javës në emrin e njërës fshihen. Gjeje magjinë? /Telegrafi/