Site icon Telegrafi

Gjysma e grekëve mendojnë se nuk arrihet zgjidhje të çështjes së emrit, pa përfshirjen e emrit Maqedonia

50% e grekëve të anketuar konsiderojnë se zgjidhja e emrit, e pranuar për të dy palët për përdorim të përgjithshëm, është në të mirë të interesave të Greqisë.

Ndërsa, 51% e të anketuarve mendojnë se arritja e një marrëveshje, pa përfshirjen e emrit Maqedonia”, nuk është e mundur.

Anketa është kryer nga Agjencia ALCO, për portalin informativ grek “News247”.

Anketa është realizuar nga 11 e deri më 16 prill, përmes thirrjeve telefonike, ku janë përfshirë 1000 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version