Site icon Telegrafi

Gjysma e gjyqtarëve janë për shfuqizimin e dispozitave me të cilën janë bazuar pothuajse të gjitha rastet e PSP-së

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme u nda në dysh përreth debatit nëse duhet të pranohet iniciativa për vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së neneve nga ndryshimet e Kodit Penal prej vitit 2004 deri më 2009 e cila ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Iniciativa e paraqitur nga avokati Elenko Milanov vitin e kaluar kundërshtoi dy nene të ndryshimeve të Kodit Penal prej vitit 2004 deri më 2009. Ndryshimi i parë prezanton paragrafin 5 të nenit 353, dhe ndryshimi i dytë rrit dënimin me burg prej së të paktën katër vjet në pesë vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katër nga nëntë gjyqtarët, Elena Gosheva, Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski dhe Osman Kadriu, sipas “SDK.mk”, kërkuan që iniciativa të pranohet menjëherë dhe të debatohet për kushtetutshmërisë, duke qëndruar në mbrojtje të funksionarit të dyshuar në pjesë e keqpërdorimit të buxhetit. Sipas tyre, dënimi me së paku 5 vjet burgim është shumë i lartë dhe anëtarët e komisioneve të blerjeve publike duhet të mbajnë fajin.

“Ne e dimë kush bën procedurën e blerjeve publike, ato janë komisionet. Ministri nuk e di kur do të ketë blerje publike”, tha gjyqtari Ivanovski, me të cilin Gosheva u pajtua, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në të kundërt, kryetari i ri, Sali Murati, i cili mbajti seancën e tij të parë që nga zgjedhja e tij në krye të Gjykatës Kushtetuese, tha se norma duhet të mbetet, pasi krijimi i politikës penale është çështje e qeverisë dhe Kuvendit dhe nuk duhet të ngatërrohen në atë.

“Unë nuk shoh asnjë saktësi në dispozitë. Kjo normë nuk është një normë e re, që nga viti 2004 është. Këto janë abuzime të mëdha të fondeve të qytetarëve. Imagjinoni të mos e keni këtë dispozitë. Cila do të jetë? Kudo në botë, disponimi i parave të buxhetit të qytetarëve është përfshirë në krimet më të rënda. Këto norma dhe si ato janë të nevojshme në vendet në tranzicion. Nëse e ulim dënimin, numri i këtyre krimeve do të rritet edhe më shumë”, tha Murati.

Shumica e ish-zyrtarëve akuzohen për këtë vepër.

Ky nen në të vërtetë merret me shumicën e rasteve të PSP-së: “Titanik”, “Titanik 2”, “Tanku” “Shënjestra-Fortesa”, “Transporter”, “TNT”, “Trezor”, “Toplik” , “Tenderët”, “Tarifa”, “Trajektorja”, në të cilën akuzohen disa ish-zyrtarë qeveritarë: Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Goran Grujevski dhe Nebojsha Stajkoviç, Vladimir Taleski, Elizabeta Kançevska dhe të tjerët./Telegrafi/

Exit mobile version