Deri në fund të vitit, gjysma e autostradës Kërçovë-Ohër do të jetë e ndërtuar. Për momentin është duke u depërtuar tuneli tek vendi i quajtur Preseka, me gjatësi prej 2 km. Në këtë seksion, i cili është depërtuar më tepër se 80 %, për momentin janë duke punuar mbi 1200 punëtor dhe mbi 560 makina ndërtimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo do të thotë se gjatë periudhës së kaluar pas përfundimit të marrëdhënieve pronësoro-juridike të cilët i udhëheqim së bashku me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore dhe pas të gjithë revizioneve dhe projektimeve plotësuese, do të kemi një trase tërësisht të depërtuar dhe do të kemi mundësi ta realizojmë, ka deklaruar për TV Alfa, Vllado Misajlovski, ministër i transportit dhe lidhjeve.
Në mënyrë intensive punohet në disa lokacione njëkohësisht, e gjithë kjo me qëllim të respektohet marrëveshja për ndërtim e cila parasheh që autostrada me gjatësi prej 57 km, të jetë e gatshme deri në fund të vitit 2018.
Punët ndërtimore në autostradë zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa do të vazhdojnë me intensitet edhe gjatë verës, kur edhe do të rritet niveli i sigurisë në trafik.
“Në pjesë më të madhe janë plotësuar të gjithë kërkesat e MPB, por do të ndërmarrim edhe iniciativa plotësuese për vendosjen e më tepër shenjave të trafikut, duke marrë parasysh se afrohet sezoni veror, ka thënë Aleksandar Stojanovski, drejtor i NP për rrugë shtetërore.
Autostrada Kërçovë-Ohër është projekti më i madh investues nga infrastruktura rrugore në Maqedoni, i cili do të kushtojë 370 milionë euro./Telegrafi/