Site icon Telegrafi

Gjyshja me zemër të madhe, pas sulmit në San Francisco fitoi një milion dollarë – tani planifikon t’i dhurojë si donacion

Syao Zen Sie, 75-vjeçe që u godit nga një burrë në San Francisco, ku më pas iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë – nuk do t’i mbajë afro një milion dollarë që janë dhuruar për shpenzimet e saj për mjekim.

Nipi i saj thotë se Sie insiston që paratë të jepen donacion për “luftimin e racizmit kundër komunitetit aziatiko-amerikan”, transmeton Telegrafi.

“Po insiston që të merret ky vendim, duke këmbëngulur se duhet menduar edhe për të tjerët”, ka shkruar John Chen sa i përket çështjes së azhurnimit në faqen për mbledhjen e mjeteve GoFundMe.

Sie ishte sulmuar gjatë javës së kaluar në San Francisco, pikërisht në ditën kur gjashtë femra me prejardhje nga Azia u vranë gjatë të shtënave me armë në disa qendra masazhi në Atlanta – që po cilësohet si incidenti më i rëndë në këtë vend.

https://twitter.com/DennisKPIX/status/1372241168663076864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1372241168663076864%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3651895%2Fkineska-superbaka-velikog-srca-posle-napada-u-san-francisku-dobila-milion-dolara-koje-namerava-da-donira-video

Sie me prejardhje nga Kina, ishte duke pritur për ta kaluar rrugën në vijat të bardha, kur në mënyrë plotësisht të befasishme u godit me grusht në fytyrë nga një burrë.

Policia në San Fracisco ka bërë të ditur se i dyshuari Steven Jenkins, kishte goditur gruan disa minuta pasi kishte sulmuar një 83-vjeçar me prejardhje nga Azia.

Ajo i ishte kundërpërgjigjur burrit duke e bërë për spital me një shkop që e kishte në dorë. Madje policia u detyrua të intervenoj për ta qetësuar situatën.

39-vjeçari Jenkins është filmuar i mbuluar në gjak, por ai tani përballet me akuzat për sulm fizik dhe keqtrajtim të moshuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version