Festat e zbulimit të gjinisë së bebeve kanë qenë një hit i vërtetë kohët e fundit, por jo gjithmonë shkojnë ashtu siç pritej. Mami Nicole Hutton publikoi një video në profilin e saj në TikTok nga festa e saj, ku ajo, burri dhe vajza e tyre po zbulonin nëse familja e tyre do të kishte një vajzë apo një djalë.
Ajo që shkoi keq ishte reagimi i pazakontë i gjyshes së ardhshme, e cila nuk e fshihte dot zhgënjimin që do të kishte një mbesë. Siç ka treguar edhe Nicole në përshkrimin e postimit, gjyshja shpresonte për një djalë, ndaj dhe ka reaguar në një mënyrë disi të çuditshme.
“Nuk do ta toleroja diçka të tillë”, ka shkruar një komentues nën videon, e cila u bë shpejt virale dhe aktualisht ka 8.5 milionë shikime. Përveç kritikave negative të kësaj gjysheje, nuk munguan as personat që menduan se gruaja e zhgënjyer thjesht nuk kishte kohë të shtypte butonin e regjistrimit.
“Ndoshta thjesht ka harruar të regjistrojë momentin e goditjes së balonës, ndoshta nuk është aspak e zhgënjyer që do të ketë një nip. Nuk duhet të mendosh menjëherë për më të keqen”, është një koment i tillë.
Edhe pse nëna nuk tha kurrë saktësisht pse gjyshja reagoi në këtë mënyrë, TikTok është plot me reagime të ngjashme negative për zbulimin e gjinisë, gjë që i bën shumicën e njerëzve të mendojnë se kjo është shkaku i pakënaqësisë së kësaj gjysheje.
Shikoni videon KËTU. /Telegrafi/