Jessie Prentice nga Britania e Madhe, që këto ditë i ka mbushur 104 vjet, pretendon se shëndetin e ka nga çokollata.
Gjatë tërë jetës ajo e kishte ngrënë nga një tablo të tërë për çdo ditë, pa marrë parasysh se nga cili prodhues ishte, transmeton Telegrafi.
Madje, kjo gjyshe ka vozitur deri në moshën 94-vjeçare, ndërsa para katër vitesh ka shkuar të jetojë në një shtëpi për të moshuar.
“Gjithmonë ka qenë atraktive dhe e dashur. I do fëmijët dhe tërë kushërinjtë, ndërsa nuk harron ta ha çokollatën”, ka thënë një kushërirë e saj, lidhur me rastin.
Mirëpo, jetëgjatësisë dhe shëndetit të gjyshes së nëntë nipërve, i ka ndihmuar shumë që nuk ka tymos kurrë duhan. /Telegrafi/