Telegrafi

Gjyshja që dukej si shtatzënë, shkaku i cistes prej 12 kilogramësh

Gruaja 66-vjeçare, përkundër moshës, kishte një fizik të përkryer, por ajo filloi të brengoset, sepse veshjet e ngushta më nuk i bënin, shkaku i barkut.

Më pas, ajo ka kuptuar se kishte një cistë ovariane, që ngadalë po ia shtynte organet e brendshme.

Fillimisht, pensionistja nga Essex i Anglisë, ka menduar se është shtatzënë, por se nuk kishte asnjë efekt anësor.

Me probleme të mëdha në frymëmarrje, Lord e cila është gjyshe, e ka vizituar mjekun, ku është kuptuar se ajo ka një ciste të gjerë 33 centimetra.

Mjekët në fillim kanë menduar, se është tumor, por më pas është kuptuar se bëhet fjalë për një cistë jo kanceroze.

Kirurgët kanë arritur të nxjerrin cistin, që ishte sa një fëmijë i porsalindur, por që peshonte sa trinjak, transmeton Telegrafi.