Janice CLark nga Skocia, nisi t’i lexonte nipit një përrallë, por duket se tregimi ishte shumë më i këndshëm për të.
Derisa mbante të voglin në prehër dhe përcillte historinë e gomarit ‘Wonky Donkey’ gjyshja nisi të qeshte me zë dhe nuk mund të ndalonte, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo vazhdoi me këmbëngulje deri në fund të librit me ilustrime, megjithëse nuk e kishte aspak vëmendjen e nipit.
“Ky libër rekomandohet për fëmijë, por prej këtij rasti, duket se është për të gjitha moshat”, ka qenë përshkrimi i videos që është bërë virale. /Telegrafi/
https://youtu.be/FZhTtQY_-9w