Site icon Telegrafi

Gjyshja me mutacionin e rrallë gjenetik, nuk ndjen asnjë dhimbje

Një gjyshe e ka kaluar gjithë jetën e saj pa përjetuar dhimbje për shkak të një mutacioni të rrallë gjenetik.

Jo Cameron, nga Whitebridge in Inverness-shire, e kupton se lëkura e saj po digjet vetëm kur shikon dorën e përcëlluar.

Ajo shpesh djeg krahët në furrë por nuk ndjen asnjë dhimbje.

Kjo për shkak se 72-vjeçarja është një nga 2 njerëzit e zbuluar në botë që vuajnë nga ky mutacion gjenetik.

Kjo do të thotë se Cameron nuk ndjen pothuajse asnjë dhimbje, dhe nuk ka kurrë ankth ose frikë.

Deri në moshën 65 vjeçare, ajo nuk e kuptoi se ishte ndryshe.

Ishin mjekët që e zbuluan pasi nuk mund të besonin dot se e moshuara se nuk kishte nevojë për ilaçe kundër dhimbjeve pas një operacioni serioz.

Ajo bëri operacion dorën dhe mjekët e paralajmëruan se do kishte dhimbje pas kësaj.

Por kur operacioni mbaroi, Cameron nuk ndeju asgjë.

Anestezisti i saj, Devjit Srivastava e dërgoi për të bërë analizat në  University College London (UCL) dhe Oxford University.

Pas testeve, ata zbuluan se gruaja kishte mutacion gjenetik që nënkuptonte se ajo nuk ndjente dhimbje si shumica e njerëzve.

Pasi u diagnostikua, Jo e kuptoi se nuk ishte “tepër e shëndetshme”, ashtu siç besonte. Madje nuk ndjeu dhimbje as gjatë lindjes.

“Ishte thjesht e çuditshme, por nuk kisha dhimbje, por ishte shumë e këndshme. Dhimbja është e rëndësishme, ka një arsye që ekziston. Të paralajmëron, është si kambanë alarmi”, tha ajo.

Mjekët besojnë se mutacioni gjenetik ndihmon që ajo të shërohet më shpejt se normalja. Ky kombinim i gjeneve e bën gjithashtu harraqe dhe nuk e lejon të ketë ankth.

“Është quajtur gjeni i lumtur ose harraq. Unë kam bezdisur njerëzit ngaqë qëndroja gjithmonë e lumtur ose harroja, tani e kam një justifikim”, tha ajo. /oranews/

 

Exit mobile version