Në Santa Marta të Kolumbisë, një grua e paemëruar ka shkuar në spital me nipin e porsalindur dhe ka kërkuar ta kthejë prapa.
Gruaja e moshuar dhe vajza saj, kanë pretenduar se fëmijën ia kanë ndërruar, meqë familja tyre janë të bukur derisa ai ishte i shëmtuar, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, zyrtarët kanë thënë se në ditën që ka lindur, ka qenë i vetmi djalë në atë repart dhe se nuk ka pasur mundësi të jetë shkaktuar ky gabim.
“Nuk pranonte se ishte nipi saj dhe dëshironte që së bashku me të bijën, ta merrnin fëmijën që iu përket atyre, duke na akuzuar se kemi bërë ndonjë këmbim”, ka thënë mjekja kujdestare.
Sipas tyre, gjyshes i është bërë një kontroll psikik dhe i janë dhënë disa qetësues, derisa të merr veten nga kjo krizë nervore.
Në anën tjetër, djaloshi ka gjendje të mirë shëndetësorë dhe nuk dihet pse u konsiderua si i shëmtuar. /Telegrafi/