Kjo supergrua praktikon aftësitë luftuese me vite të tëra dhe gjoja është në formë aq të mirë saqë përtokë mund të shtrijë shumë ushtarë, të cilët me atë rast do të skuqen, pasi që bëhet fjalë për një plakë e cila është e gjatë vetëm 152 centimetra, për dallim prej tyre ku shumica janë mbi 180 centimetra. Pikërisht për këtë lloj të turpërimit të burrërisë dhe stërvitjen e të rinjve e ka angazhuar ushtria italiane.
Gjyshja samuraj do të mund të radhitej pranë të famshmit Bruce Lee, sepse posedon shumë aftësi të luftimit, përfshirë jujitsu, jojitso, kenjitso, xhudo, kendo e karate.
Edhe pse përditë ua tërheq vëmendjen nxënësve të saj që të kenë kujdes dhe të besojnë se asgjë nuk është e pamundur, ajo mund t’i shtrijë përtokë shumicën e meshkujve muskulor ‘sa qel e mshel sytë’. Derisa të habiturit mbeten të shtrirë përtokë, madje i ngacmon: Nuk e ke besuar, a? Pamja e jashtme nuk është e rëndësishme!