Telegrafi

Gjyshja iu lut aksidentalisht lodrës, duke menduar se është figura e një të shenjti (Foto)

Gabriela Brandao nga Brazili, ka zbuluar se gjyshja saj nuk është duke iu lutur të shenjtit përmes figurës së tij, por lodrës që ngjanë në njërin personazh nga filmi Mbreti i Unazave.

E moshuara që ka shikim të dobësuar, ishte lutur çdo ditë për disa vite me radhë, duke mbajtur në dorë figurën që mendonte se ishte Shën Antoni, transmeton Telegrafi.

Në fakt, gjyshja kishte përpara një lodër, e jo atë prej të cilit kërkonte qetësi dhe mëshirë.

“I përgjërohej çdo ditë të shenjtit të saj dhe gjithçka ishte e sinqertë, por kur e shikuam figurën me vëmendje diçka nuk ishte në rregull”, ka shkruar Bradao në Facebook.

Nw krahasimin me origjinalin, mund të shohim se dallimi nuk është shumë i madh. /Telegrafi/