Pamela Hann nga Londra, ka nisur të qante kur familjarët dhe disa banorë të lagjes, ia mblodhën disa para si donacion, pasi çantën ia kishin vjedhur dhe nuk po ia gjenin.
Kur pranoi paratë, gjyshja 87-vjeçare u emocionua së tepërmi dhe e kishte të pamundur të falënderonte ata që e ndihmuan, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte mërzitur shumë, kur para tri javësh ia vodhën çantën, ku kishte paratë për të paguar borxhet mujore, disa të holla me të cilat do të rregullonte flokët dhe pajisjen për dëgjim.
Në mënyrë që ta ngushëllonin, asaj ia mblodhën 200 funte, megjithëse nuk tregonte se sa para ka pasur të mbledhura. /Telegrafi/