Site icon Telegrafi

Gjyshja e terroristit reagon e befasuar, nuk beson se ai ‘djalë i mirë’ vrau 49 persona – nëna dhe motra nuk pranojnë të flasin (Foto)

Joyce Tarrant është gjyshja e terroristit Brenton Harrison Tarrant, e cila ka reaguar e befasuar kur kuptoi se ai ‘djalë i mirë’ që e takoi për herë të fundit për Krishtlindje, i ka vrarë 49 persona.

Sipas 94-vjeçares, vrasësi gjakftohtë që filmoi tërë aksionin e tij, duke qëlluar besimtarët që kryenin lutjet e së premtes në një xhami në Zelandë të Re, nuk është nipi që ajo e njeh, transmeton Telegrafi.

Lajmi për masakrën që e kreu 28-vjeçari, që e ka shpallur vetën terrorist e ka befasuar edhe të ëmën e tij Sharon, e cila ka qenë duke ligjëruar gjuhën angleze para nxënësve, në kohën që ai vriste të pafajshëm.

Terroristi që vrau 49 persona në xhami

Pas telefonatave të vazhdueshme nga gazetarët, profesoresha e shkollës së mesme ka lëshuar orët dhe është larguar pa dhënë ndonjë përgjigje. Bashkë me nënën, besohet se është edhe motra tij Lauren, e cila ka ikur nga të pranishmit që e pyesnin për veprimet e vëllait, duke mos pranuar të fliste.

Daily Mail Australia kanë shkuar para shtëpisë së Sharon, ku e kanë parë qenin e familjes përjashta shtëpisë, të uritur dhe pa ushqim në enë.

Tarrant e befasuar me veprimin e nipit

Megjithatë, familjarët e telefonuan policinë, sapo e panë në televizion veprën që ka kryer Brenton dhe konfirmuan se është ai.

“Është tronditëse, kur kupton se Brenton i ka bërë këto. Ai është djalë i mirë, që më vizitonte së paku dy herë në vit” ka thënë gjyshja Tarrant.

Duke pranuar se e tërë familja është e tronditur dhe iu vije keq, ende nuk mund të besojnë se si e kreu, pasi ai kurrë nuk ka shfaqur ideologji ekstremiste në asnjë aspekt. /Telegrafi/

Exit mobile version