Jacob Frew nga Shotts e Skocisë, që mbeti vetëm për 30 sekonda, shfrytëzoi rastin që të zbrazte ngjyrën për mure, në tepihun e ri të gjyshes Brenda.
Kjo e fundit ishte duke i mbledhur disa lodra të fëmijës 18 muajsh, kur ai i dëmtoi shtresën e dyshemesë për të cilën kishte paguar njëmijë euro, transmeton Telegrafi.
“Ishte vetë për vetëm gjysmë minute, nuk di si e hapi kovën që vështirë i hiqet kapaku”, ka thënë Brenda lidhur me rastin.
Ngjyra e yndyrshme, ka qenë e vështirë të hiqet nga trupi i fëmijës edhe pasi u la me ulë të nxehtë, ndërsa tepihu dhe rrobat janë hedhur në mbeturina. /Telegrafi/
https://youtu.be/3-OuHXtpU7w