Telegrafi

Gjyshja e “çmendur” (Foto)

Quhet Doris Long dhe është 101 vjeçe. Ajo ka vendosur që të hidhet nga kulla Spinnaker në Portsmouth të Mbretërisë së Bashkuar (100 metra lartësi), për të mbledhur para dhe për ti dhënë ato më pas për bamirësi.

Gjyshja ka nisur të praktikojë fluturimin me parashutë si sport në moshën 85 vjeçare. Këtë herë ajo ka bashkuar pasionin në një vepër bamirësie për të mbledhur fonde për RoWans Hospice në Waterlooville.

Falë Dorisit, janë mbledhur rreth 17 mijë euro, të cilat do të shkojnë për personat e moshuar.

“Nuk kam aspak frikë kur hidhem nga ndërtesat e larta”, ka treguar Doris për shtypin lokal.

“Këtë herë ishte e vështirë, e pranoj, u ndjeva pak e pasigurt, por jam e lumtur që arrita të hidhem nga kjo lartësi”.