Telegrafi

Gjyshja e braktisur “grisi” afro një milion euro, që të mos i trashëgojnë “familjarët”!

Pas vdekjes së gruas që mbetet e paemëruar, është zbuluar se ajo i ka grisur tërë paratë që kishte dhe se për këtë është njoftuar familja saj, transmeton Telegrafi.

Familjarët kanë kontaktuar me zyrtarë të “Oesterreichische Naionalbank”, të cilët atyre u kanë dhënë mjaftë shpresë.

“Nëse gjenden copat e parave dhe origjina e tyre, ato para do të kompensohen”, kanë thënë zyrtarë të bankës për Kurier Daily. “Mos kompensimi i këtyre parave të grisura, do të ishte një dënim për disa njerëz të pafajshëm”. /Telegrafi/