Telegrafi

Gjyshja arrestohet për vozitje me fëmijë mbi kulm

Zyra e sherifit të qarkut të qytetit amerikan Monroe ishte lajmëruar dhe policët kishin arrestuar gruan 54-vjeçare, pasi që ajo po voziste rreth e rrotull me mbesën e saj trevjeçare mbi automjet.

Gjyshja është liruar nga burgu pas 15 orësh.

Ditë më pas gruaja ka thënë se ajo në asnjë mënyrë nuk do të lejonte që t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe mbesës së saj. Ajo ka thënë se po voziste ‘me shpejtësi të breshkës’ dhe se po mbante fortë këmbën e fëmijës.

Autoritetet thonë se gruaja u kishte thënë se po e ajroste fëmijën dhe po i lejonte që të kënaqej sadopak.

Ajo përballet me akuza për abuzim të fëmijës. Fëmija i është kthyer së ëmës.