Telegrafi

Gjyshja, aplikuesja e radhës për “Schengen Visa” (Video)

“Schengen Visa” është seriali më i ri dhe i shkurtët që ka arritur që ka rrëmbyer menjëherë pëlqimin e shikuesve.

Protagonistë të këtij emisioni janë vazhdimisht personazhe të ndryshëm të inskenuar nga aktorët, për të shfaqur problemet në të cilat hasin shqiptarët gjatë aplikimit për “Schengen Visa”.

Kësaj radhe, protagoniste e episodit të tretë është një gjyshe, e cila aplikon për të shkuar te vajza, gjersa i ankohet recepsionistes vazhdimisht për dhimbjet e këmbës.

Përgjatë gjithë episodit krijohen situata komike, ku protagonistet mezi kuptohen me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3exRftgWotI