Një grua 82-vjeçare ka përshkruar momentin kur ajo e bëri një burrë të pendohet që u fut në shtëpinë e saj në New York pasi ajo luftoi me të.
Willie Murphy thotë se rreth orës 11:00 të ditës së enjte të kohës lokale, burri, 29-vjeç, hyri në shtëpinë e saj në Rochester, pavarësisht se ajo tentoi t’a ndalonte për të mos u futur brenda, transmeton Telegrafi.
“I’m alone and I’m old, but guess what? I’m tough.”
Willie Murphy is 82. She’s a powerlifter. When a 28-yr-old man tried to break into her house – she says she took him DOWN. pic.twitter.com/MFXyrG1um0
— Seth Palmer (@sethpalmer3) November 22, 2019
Mirëpo ai nuk e dinte që Murphy është një bodybildere dhe fituese e çmimeve dhe ajo largoi atë duke e thyer një tavolinë mbi të, duke e rrahur me një fshesë pasi ishte futur brenda.
“Unë jam vetëm dhe jam e moshuar, por çfarë? Jam e ashpër”, tha ajo në një intervistë pas incidentit.
Murphy ishte i gjatë dhe peshonte shumë, por as kjo nuk e pengoi gjyshen që t’a mposhte atë.
Ajo e kishte thirrur tashmë policinë, por ajo kishte arritur t’a bllokonte sulmuesin, derisa policët arritën të ndalonin burrin që u përpoq ta bindte gjyshen që ta linte brenda sepse ai ishte i sëmurë.
“Unë dëgjova një zhurmë të fortë”, i tha ajo Fox News . “Unë isha duke menduar, çfarë ishte ajo? Ai tashmë ishte futur brenda dhe unë mora tavolinën dhe e godita atë. Tavolina ishte thyer.
‘Dhe ai ra në dysheme. Unë kërceva mbi të. Kapa çfarë gjeta, dhe aty ishte fshesa, e godita me të, në fytyrën e tij dhe vende të tjera’, tha ajo.
“Ai zgjodhi shtëpinë e gabuar për t’u futur brenda”, tha Murphy. /Telegrafi/