Rosmary Smith është bërë shoferja më e vjetër, që ka ngarë makinë të garave.
Megjithëse 79-vjeçare, asaj nuk i ka dalë asnjë problem teksa ka drejtuar me shpejtësi të lartë një Renault Sport Formula One, transmeton Telegrafi.
Ky sport i dominuar nga meshkujt, i ka lënë shumë pak hapësirë edhe shofereve, andaj ky rast konsiderohet se do të jetë motivues për këtë gjini.
Videoja e postuar më poshtë, tregon përgatitjen dhe lëvizjen e shpejtë të gjyshes nëpër shtegun e garave. /Telegrafi/