Site icon Telegrafi

Gjyshja 73 vjeçare maratoniste dhe bodybuildere

“Ndjehem më mirë se kur kam qenë 40 vjeçe. Jam shumë e lumtur”, thotë Ernestine e cila për më pak se 20 vjet nga një grua e “zakonshme”, është bërë gruaja më e vjetër bodybuilder sipas librit të rekordeve Guinness.

Adhuruesja e “Rockyt” e cila thotë se Sylvester Stallone është burri për shijen e saj, po përgatitet për garën në bodybuilding që do të mbahet këtë javë. “Tash ndjehem më e fortë, më pozitive dhe me më shumë vetëbesim,” thotë Ernestine.

Ajo është e gjatë 165 cm, peshon 53 kg. Mesatarisht merr 1.700 kalori, kryesisht vezë të ziera, mish pule dhe perime të freskëta. Për një javë mesatarisht vrapon 130 km në shirit, ndërsa çon peshë deri në 70 kg, ndërsa deri më tash ka vrapuar në tetë maratona. /Telegrafi/
 

Exit mobile version